Legjenda e futbollit botëror, Rud Gulit, ka zbuluar rëndësinë e të kryerit marrëdhënie seksuale në prag të ndeshjeve. Për trajnerin Vujadin Boshkov, Gulit ka qenë si një “dre që dilte nga pylli”.

Një lojtar me shumë instinkt dhe një eksploziv në fushën e blertë, Rud Gulit ka treguar edhe çfarë i ka thënë presidentit Berluskoni kur ky i fundit i ka kërkuar lojtarit të mos kryejë marrëdhënie seksuale për një muaj.

Gulit i ka treguar presidentit se nuk mund të luajë nëse ai nuk kryen marrëdhënie duke thënë: “Nuk rezistoja dot as dhjetë ditë pa kryer marrëdhënie, më pas i kam kërkuar mikut tim Saki që të shkonim për të parë filma. Pjesa më e bukur ka qenë kur në 1988 Kombëtarja e Holandës ka fituar në finalen e kampionatit europian. Një natë përpara finales, kemi shkuar me skuadrën për të parë një koncert të këngëtares Uitni Hjuston. Ditën tjetër, kombëtarja fitoi në finale falë legjendës Van Basten”.