Për herë të parë Saimiri zbulon historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten!
Nuk jemi mësuar ta shohim Saimir Kodrën shpesh në intervista, megjithatë moderatori i njohur shqiptar nuk e ka refuzuar ftesën për të qënë i pranishëm në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”.
Kurthit të Arjolës nuk i ka shpëtuar as Kodra, i cili ka rrëfyer disa histori personale të patreguara më parë. “Këtë nuk e kam thënë asnjëherë…” fillon rrëfimin e tij Saimiri, i cili zbulon sesi nisi historia me Adën, bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një djalë, 7-vjeçarin Aleksandër.
“Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qënë pjesë e spektakleve që organizoheshin në ate kohë.
Ishim në ambientet e Top Channel dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe dhe kështu filloi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!”
Ky është një rrëfim shumë i veçantë treguar edhe me shumë humor nga Saimiri.