Tiranë, 28 maj 2014 –  Gazeta “Panorama” boton sot intervistën ku Arben Tollia për herë të parë u zberthye për të treguar historitë e tij me femrat, dy vjet pas arrestimit.

Për revistën “Psikologji”, në nëntor të vitit 2007, kur mori dhe dënimin me 12 vjet burg për përdhunim, ai tregoi se ishte e kundërta: që femrat rrinin me dëshirë me të. Numri 380 i habiti të gjithë, por sipas Tollisë femrat e pëlqenin atë sepse u jepte dashuri, vëmendje, përkushtim. Në këtë pjesë rikthejmë dhe një herë historinë e rrëfyer prej tij, mes saj dhe lidhjen me gruan e një politikani.

“Njëra prej tyre është edhe grua e një politikani shumë të njohur. Ajo ishte e dëshpëruar, sepse e kishte tradhtuar i shoqi dhe gjeti ngushëllim në krahët e mi. Sigurisht që emri i saj nuk do doja të përgojohej”, – thote ai. 

Ai tregon se me me gruan e politikanit u lidh përmes telefonit.

“Ajo vendosi që ne të takoheshim kur i shoqi do të shkonte jashtë shtetit me shërbim dhe i pëlqeu takimi me mua”,- thote ai, duke shtuar se lidhja zgjati rreth tetë muaj, deri para se ai të binte në burg.

“Frekuentoheshim rregullisht, por jo shpesh, varej nga situatat. Atë e marr shpesh në telefon dhe e provokoj duke i thënë: “Ti s’më do shumë!” Dhe ajo fillon e qan si fëmijë. “Të lutem Beni, mos e thuaj këtë, se të dua me gjithë shpirt!

/gazeta ”Panorama”/