E ftuar në emisionin 'Ditë e Re', ish-ministrja e Turizmit ka treguar se ka zgjedhur të jetë shoqe me vajzat pasi bashkëshorti i saj u nda nga jeta kur ishin ato ishin të vogla. Milva Ekonomi është nënë e dy vajzave, 30 vjeç dhe 28 vjeç.

Ajo rrëfen për kohën kur punonte në zyrë vajzat bënin detyrat tek tavolina e saj e punës

"Ne kemi qenë të trija sepse bashkëshorti im u nda nga jeta kur ato ishin shumë të vogla, njëra ishte 7 vjeç dhe tjetra 5. Kështu vendosëm të bëheshim bashkë, ishim të detyruara të bëheshim bashkë. Unë isha personi që punoja, kështu që vajzat duhet të zgjidhnin që të ndiqnin mamin që punonte, u detyruan sepse ato nuk mund ta bënin këtë zgjedhje. Më kujtohet kur ishin të vogla, tek tavolina ime e punës në INSTAT bënin detyrat e shtëpisë. Zgjodhëm modelin të punonim dhe punonim bashkë."