Është konsideruar si një femrat më të bukura dhe më me sharm në Partinë Demokratike. Jorida Tabaku ka hyrë shpejt në fushën e politikës, dhe ka arritur të ketë poste të larta në partinë politike ku aderon.
Ka mbajtur postin si zv.ministre e Integrimit gjatë qeverisë Berisha, dhe më pas nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
Jorida Tabaku është diplomuar për menaxhim biznesi, dhe ka kryer studime pas universitare jashtë vendit, e më pas edhe doktoratën. Përveçse një grua në politikë, ajo është edhe një amvisë shumë e mirë. E ndërsa tani është në pritje të ëmbël.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku vjen sot në një rrëfim ndryshe në studion e “News 24”. E ftuar në rubrikën “Këndi i ekselencës” në “Vila 24”, Tabaku tregon diçka më shumë nga jeta e saj, dëshirat, ëndrrat, angazhimi politik, por edhe jeta personale.
“Jam pak emotive si natyrë. Është shumë e vështirë ta mbash pak jashtë syrit të publikut jetën private. Por jam përpjekur për ta bërë këtë. Me bashkëshortin tim jemi martuar në 2007, ndonëse jemi njohur në vitin 2002. Kam mbështetjen e familjes dhe bashkëshortit për jetën time politike. Nuk ka gjëra të ndara në familje. Sa i takon “mbajtjes së portofolit”, dhe menaxhimit të parave në familje, them se secili kontribuon në mënyrën e tij. Ne veprojmë bashkërisht, nuk i kemi gjëra e ndara”, thotë Tabaku./BalkanWeb/