Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare.
Autori ka përdorur thikën e buke mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat. Pas shoqërimit në polici, 31-vjeçari ka mohuar të vërtetën. Ai fillimisht ka pretenduar se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.
Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet që dhe autori ka marre gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, si dhe pyetjen nga hetuesit per 7 ore 31-vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor.
Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik.





