Historia e një studenteje të Mjekësisë, vëllai i së cilës ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, vjen në një rrëfim prekës të publikuar nga faqja “Jeta osh qef” (i pakorrektuar).
Une jam studente ne fakultetin e mjeksise dhe gjithashtu e di rendesine e te qenit "mjek" (sidomos tani). Para ditesh u zgjova ne mengjes dhe mora lajmin me te tmerrshem qe egziston. Mami me tha qe im vella kishte bere aksident! Duke ditur tipin e tij te shkathet thash nuk duhet te jet aksident i rend sepse ai ishte mjaft i rritur dhe dinte ti jepte makines shume mire. Shkoj ne spitalin Ushtarak ne 6:30 (sepse at her na njoftuan)dhe me thot infermierja 1pacient eshte gjalle dhe 1ka vdekur. Kur kerkova emrin e tim vellai per fat te keq doli qe ai ishte i "vdekuri".
Aksidenti kishte ndodhur keshtu:
Vellai im ishte me shokun e tij ne rrugen e Rinasit duke ikur ne Nje qytet ne Veri te Shqiperise (per arsye pune) ne 05:00 te mengjesit. Ne oren 05:10 nje makine perballe tyre vjen ne drejtim te shoferit (shoferi ne kte rast ishte vellai im) dhe e nxjerr ate jashte rruge, duke e lene shume te rende te aksidentuar! E theksoj ora ishte 05:10 dhe policia mberriti menjehere njoftuar nga nje kalimtar i rastit me makine aty afer (sepse te aksidentuarit e tjer ishin te tronditur dhe iu kishte rene te fiket) por ambulanca ku ishte??? Vellai im i aksidentuar rende kerkonte ta nxirrnin nga makina dhe pse me brinjet e thyera qe i kishin demtuar mushkerite, me kembe dhe duart e keputura dhe organet e demtuara qe kishin filluar te mbaronin funksionet e tyre normale jetesore nga hemoragjia e brendshme. Policia vetem rrinte dhe shikonte nderkohe qe vellai im jepte shpirt i aksidentuar dhe ata nuk benin asgje.
Sic po iu thoja ambulanca ishte njoftuar por mberriti ne 05:50. Pra ne autostrade ne 5 te mengjesit imagjinoni se c'fare trafiku mund te kete pasur qe ambulanca erdhi 40 minuta me vonese! Ne 06:15 mberrin ambulanca ne spital dhe vellai im nderkohe nderroi jete sepse asnje nga mjeket nuk eshte marre fare me te! Personi i cili aksidentoi vellain tim eshte nje 25-vjecar i cili kishte qen ne gjume nderkohe qe i jepte makines dhe jo nga lodhja e punes se rende qe mund te beje dikush per te fituar buken e gojes… JO! Testi i tij i alkolit kishte dale teper i larte! Ai kishte shpetur shendoshe e mire (me behet qejfi per kte gje) por do te doja qe ai te merrte persiper gabin qe ka bere. Pra me dhimbjen qe un dhe familja ime kemi e shkruajta kete sepse dua te mundohem sado pak te jap nje mesazh sensibilizimi per te rinjte (atyre qe do behen mjek me teper) Ju lutem me gjithe zemer merreni me seriozitet punen tuaj sepse puna e mjekut eshte me shume humanitare sesa te keni deshiren per tu paguar me leke!
Mesazhi im shkon per kryetaret e ktij vendi qe nuk marrin masa per persona te papergjegjshem dhe vetem fusin leket ne xhepin e tyre! Ju lutem po drejtoni nje vend dhe jo nje stalle derrash!
Mesazhi im shkon dhe per shoferat e ambulancave: Ju lutem puna juaj gjithashtu eshte e rendesishme sepse mund te shpetoni jete njerzish nese shkoni ne kohe ne vend gjarje.
Mesazhi im eshte per mjeket: Ju lutem Merreni Punen Tuaj me Seriozitet sepse puna e mjekut eshte e SHENJTE!!
Dhe mbi te gjitha dua tiu them te rinjve: Mos ngisni makinen ne gjendje te dehur!!! Nese nuk e doni Jeten tuaj mendoni qe asnjeri nuk iu ka faj per kte gje, te pakten mos iua merrni Jeten tjerve!!!"