Thandie Newton, aktorja angleze e famshme, që ka interpretuar në filmin 'Mission Impossible', ka folur hapur për një moment tepër të vështirë në jetën e saj. Në valën e polemikave mbi pabarazinë gjinore në Hollivud, Thandie ka treguar sesi në fillim të karrierës, një regjisor i ka kërkuar të bëjë diçka të çuditshme.
Ajo ka thënë për revistën 'W' se një regjisor i kishte bërë asaj një kërkesë të pazakontë gjatë një audicioni:
'Një regjisor, gjatë një audicioni, po xhironte me kamera poshtë fundit tim, dhe më kërkoi të më prekte gjoksin dhe të mendoja sikur isha në një skenë duke bërë dashuri me një djalë', është shprehur ajo, 'Mendova, 'Ok, kjo është paksa e çuditshme', por në dhomë ishte edhe një grua që punonte me audicionet, dhe unë kisha bërë gjëra të çuditshme më parë gjatë casting, kështu që pranova'
Pas audicionit, Thandie kishte menduar se nuk do të shqetësohej më nga regjisori. Por pas shumë vitesh, ajo kishte takuar një producent në një festival filmi e ai, ndërsa ishte tapë, i kishte hedhur fjalën se 'e kishte parë atë kohët e fundit', në sy të bashkëshortit të saj. Pastaj ai kishte ikur, ndërsa Thandie kishte qëndruar, e ishte detyruar t'i shpjegonte të shoqit gjith' çfarë kishte ndodhur.
'Doli që regjisori po ia tregonte videon e audicionit shokëve pas lojërave të pokerit në shtëpinë e tij', ka treguar Thandi, 'dhe ata masturbonin me të'
Megjithatë, edhe pse kishte qenë për të një situatë më shumë se e sikletshme, aktorja thotë se së paku, mësoi diçka shumë të rëndësishme, të cilën shpreson ta ndajë me të gjitha ato aktore të reja që si ajo, përballen me regjisorë apo producentë që përpiqen t'i shfrytëzojnë duke përfituar nga naiviteti i tyre.





