SHBA, 26 shkurt 2014– Një rrëfim shokues i ish truprojës së Angelina Jolie mbi të ka ngjallur komente të shumta në media dhe rrjetet sociale në të gjithë botën. Duket e pabesueshme por truproja thotë se është e vërtetë.
Ai ka shprehur se ka vendosur të zbulojë të vërtetën rreth aktores, e cila para mediave tregohet si një nënë shembullore dhe një bashkëshorte e përkryer.
Personi në fjalë në një intervistë për mediat amerikane, tregon se për çiftin e famshëm ka punuar me vite. Por ai thotë se Angelina, përveç ndaj punëtorëve të saj, ajo jo rrallë herë është sjellë vrazhdë edhe ndaj Brad-it dhe fëmijëve të tyre.
"Angelina ka dy fytyra, private dhe publike. Fëmijët e saj i keqtrajton në atë mënyrë, që hesht derisa ata qajnë, duke mos shprehur aspak keqardhje. Sipas mendimit tim, ajo është një fanatike që nuk ka fare durim. Nuk ka aspak mirësi në vete", shprehet ish-truproja.
Nga ana tjetër ai pohon se për dallim nga Angelina, Brad ka shumë më shumë durim me fëmijët: "Brad është një baba i kujdesshëm, i cili punon shumë më fëmijët e tij. Nuk ka ndodhur që ai t’i keqtrajtojë ndonjëherë fëmijët".
Përsa i përket marëdhënies së tyre në çift ai shprehet se Pitt dhe Jolie nuk kanë dashurinë që kanë pasur më parë për njëri-tjetrin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





