SHBA, 14 prill 2014 – “Më preu fytin dhe më futi në furrë për të më pjekur”. Ky është rrëfimi shokues i Susannah Birch, e cila kujton një episod rrënqethës të fëmijërisë së saj. Nëna e saj, një katolike praktikante e dhënë shumë pas librit të Gjenezës, lexonte shpesh vargjet që flisnin për Abrahamin që u ngarkua nga Zoti për të sakrifikuar të birin.

Të njëjtën gjë deshi të bëjë edhe mamaja e Susannah Birch, e cila pasi i veshi fëmijës pizhama të pastra, e leu me vaj (siç thuhet në Bibël), e vuri në një tavë, i preu fytin dhe e futi në furrë.

Por në ato momente gruaja mesa duket pati një moment qartësie dhe e nxorri të bijën nga furra. “Nuk ka vdekur akoma, nuk mund ta pjek në furrë nëse nuk ka vdekur”,- ka thënë gruaja dhe më pas njoftoi policinë. Mjekët i qepën vajzës fytin dhe jeta e saj vijoi pa probleme.

Susannah tashmë është një grua e rritur, ka krijuar familjen e saj (në foton poshtë Susannah me të shoqin), por ende nuk e harron atë episod që shënoi gjithë jetën e saj.

“Prej vitesh nuk e shoh nënën timë dhe ende brenda meje kujtoj ankthin e asaj dite. Nuk arrij të shoh dot një thikë. I kam fobi”,- thotë ajo.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/