NEW YORK – Prezantuesja dhe aktorja angleze Daniella Westbrook ka bërë një rrëfim shokues gjatë intervistës për Jeremy Kyle, në show-n e tij. Gjatë emisionit, Westbrook ka treguar detaje shumë tronditëse, për periudhën gjatë së cilës ishte totalisht e varur nga kokaina. Gjatë bisedës me prezantuesin ajo ka pranuar se ka marrë kokainë, deri në momentin që po futej në sallën e lindjes, në vitin 1996.
“Të gjithëve që kanë qenë në sallën e lindjes u jam lutur të dilnin jashtë, që të merrja kokainë”, – ka pranuar publikisht Daniella dhe ka shtuar se i ka vjedhur para bashkëshortit që të mund të blinte drogën.
Pikërisht bashkëshorti i saj ka qenë ai që e ka çuar për rehabilitim në një qendër në Arizonë.
“Kam qenë tre muaj shtatzënë me fëmijën tim të dytë, kur bashkëshorti im më ka ulur në aeroplan për Arizonë. Nën ndikimin e drogës nuk kam kuptuar se çfarë kishte ndodhur”, – ka thënë Daniella Ëestbrook, e cila është shëruar nga varësia e kokainës para 12 vitesh.