Pakistan, 31 maj 2014 – Familja e një gruaje shtatzënë në Pakistan, që u godit me tulla për vdekje në dritën e diellit, do hetohet nga një gjykatë anti- terror. Farzana Parveen, 25 vjeç, u sulmua nga 20 anëtarët e familjes së saj përpara gjykatës në Lahore, ndërsa policia nuk ndërhyri.
Familjarët e akuzonin atë se ishte martuar me Mohammad Iqbal kundër dëshirës së tyre. Por si për të nxjerrë në pah plotësisht urrejtjen e meshkujve në këtë shoqëri ndaj femrave, bashkëshorti i Farzanas, Iqbal, bëri një rrëfim shokues.
Ai tha se kishte vrarë gruan e tij të parë, në mënyrë që të martohej me Farzanën. Madje, ai zbuloi se dhe motra më e madhe e Farzanës, Rehana, është vrarë nga familja e saj për nder.
Ai tha se Rehana është helmuar nga anëtarët e familjes. Duke folur pranë varrit të Farzanës, Iqbal tha se ai shpreson që vrasësit e saj të vdesin duke vuajtur dhe se do të luftojë për drejtësi.
Policia ka konfirmuar se Iqbal ka vrarë gruan e tij të parë në vitin 2009, por çështja është mbyllur pasi familja e viktimës e ka falur. Sipas ligjit në Pakistan, nëse familja e fal të akuzuarin për vrasje, çështja bie
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





