Diego Armando Maradona, në një intervistë për të përditshmen napoletane “Il Mattino” ka rrëfyer një episod aspak të këndshëm të jetës së tij familjare. “Pipe de Oro” aktualisht ndodhet në Argjentinë pas kampionatit me Dorados, por gjërat nuk po shkojnë mirë.

Ai ndodhet në një “klinikë gjumi”, për shkak të problemeve që ka me gjumin. Një sëmundje që e përndjek prej vitesh.Sipas Maradonës, ky shqetësim vjen për shkak të së shkuarës dhe vajzave të tij.

“Herën e fundit që i kam takuar vajzat e mia ka qenë kur më kërkuan dollarë. Ka kohë që nuk arrij të fle gjumë për këtë gjë. Nuk po them se vajzat po më boshatisin llogarinë bankare, por dua që të bëj një jetë më të qetë”, thotë Maradona.

“Unë isha duke ndërruar jetë në spital, ndërkohë që ato kërkon para për argëtim dhe po blinin apartamente në Majemi”, tha më tej Maradona.

Sipas avokatit të ish-futbollistit argjentinas, që nga ajo periudhë ai ka probleme me gjumin dhe shpesh pi ilaçe të forta për të fjetur. Për këtë arsye, Maradona i është drejtuar mjekëve. Kura: Katër ditë e katër net gjumë të detyruar.