29 prill 2015 – Dalin detaje të reja të jetës së Manny Pacquaios, boksierit që të shtunën do ta shohim në ring si protagonist përballë Floyd Mayweather, në të ashtëquajturën "Ndeshja e shekullit". Boksieri filipinas ka rrëfyer për jetën e tij se si arriti të bëhej boksier.
"Ishim një familje shumë e varfër. Familja ime nuk kishte para as të ushqehej. Miku më i mirë që kisha në jetë ishte qeni im i quajtur Pacman. Por jeta ime ndryshoi në një moment kur e pashë babanë tim duke e mbytur qenin tim për ta bërë atë ushqim në familje. Ai e vrau atë për ta bërë darkë në shtëpi, sepse nuk kishim me se të ushqeheshim. Isha vetëm 12 vjeç dhe që nga ajo ditë unë ika nga shtëpia. Jetoja rrugëve, flija strehëve dhe ushqehesha me ushqime të hedhura. Që atëherë fillova të bëhem boksier pasi m'u dha një mundësi për t'u stërvitur në një klub amator të boksit. Suksesi im ishte i menjëhershëm", rrëfen Pacquaio.
Pasuria e tij tani kalon vlerën e 100 milionë eurove dhe të shtunën fitimet e tij do të jetë 95 milionë euro nëse e mposht boksierin amerikan, Floyd Mayweather. Pacqauio përsëri është i lidhur ngushtë me një qen i cili mban emrin e qenit të dikurshëm, Pacman, i cili vazhdimisht e shoqëron edhe në stërvitje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





