Në shumë qytete të ndryshme të Gjermanisë, janë mbajtur protesta ndaj masave anti-Covid-19.
Në Berlin, mbi një mijë njerëz u mblodhën në Rrugën Holzmarkt për të protestuar ndaj masave anti-COVID-19 me parullën “Marshimi i heshtur kundër diskriminimit dhe për të drejtat e njeriut”.
Demonstruesit më pas marshuan përgjatë rrugëve Leipziger, Charlotten dhe Unter den Linden deri në Sheshin Uashington. Gjatë demonstratës, ku u morën masa të gjera të sigurisë, u vu re se rregullat e mbajtjes së maskave dhe distancës kryesisht u respektuan.
Policia here pas here paralajmëronte protestuesit që të vënë maska, sepse shëndeti i tyre rrezikohej seriozisht.
Protestuesi, Hieko Haendel, i cili mori pjesë në protestë, deklaroi se ai mori pjesë në këtë marshim për vlera si paqja, liria, dashuria, transparenca dhe dialogu dhe tha se i konsideron si të pakuptueshme masat kundër koronavirusit.
Ka nga ata që mendojnë se masat anti-Covid pëerkeqësojnë gjendjen. Nga ana tjetër, protesta kundër masave anti-COVID-19 kishte edhe në qytetet Hamburg, Stuttgart dhe Nürnberg.