Ndonëse sot qytetarëve iu duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave të marra, fundjava e parë e majit do të tregohet disi tolerante me grupin më të rrezikuar nga Covid-19, atë të moshës së tretë.

Sot dhe nesër, pensionistët do lejohen të lëvizin deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do mund të dalin nga ora 11:00 deri në 17:30.

Po kështu, sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa nesër janë të gjitha të mbyllura.

Më poshtë ju rikujtojmë rregullat e fundjavës 2-3 maj:

  • Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00
  • Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare
  • Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.
  • Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.
  • Të dielën të gjitha mbyllur.
  • Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.