​Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se gjatë vizitës në një shtet të huaj duhet t’u bindemi traditave të caktuara vendore dhe rregullave të zakonshme që kanë.

Në rast se jeni person që udhëtoni shpesh, apo planifikoni të udhëtoni diku së shpejti, më poshtë i keni disa rregulla të shteteve të ndryshme të cilat asnjëherë nuk duhet t’i thyeni, pavarësisht rrethanave, transmeton Telegrafi.

Në Rusi: Mos i dhuroni dikujt për dhuratë lule me numër çift

Rusët dhurojnë lule me numër çift vetëm në shërbime memoriale dhe funerale. Një buqetë e duhur me lule për ndonjë ngjarje të lumtur duhet të përmbajë vetëm numër tek lulesh.

Në Kili: Mos hani me duar

Sjelljet dhe edukata me të vërtet kanë rëndësi në këtë shtet, prandaj keni kujdes të mos hani me gishta!

Në Singapor: Keni kujdes me gjobat

Në Singapor është e ndaluar t’i ushqeni zogjtë, të pështyni dhe të pështyni në rrugë, ose të hani ushqim në mjetet e transportit publik.

Në Indi: Mos u puthni në publik

Kjo edhe mund t’ju fusë në burg! Nuk lejohet kontakt fizik me njerëz të gjinisë së kundërt në publik.

Në Japoni: Mos lini bakshishe, mos u përqafoni në publik dhe bëni atë që e bëjnë vetëm vendasit

Mund të keni menduar se Japonia njihet vetëm si vend ku koha është e çmueshme për gjithsecilin, por në fakt në Japoni ka më shumë rregulla strikte se ç’mund të mendoni.

Në Meksikë: Mos i merrni gjërat personalisht dhe provoni gjëra të reja

Meksikanëve u pëlqen të bëjnë shaka. Prandaj asnjëherë nuk duhet t’i merrni gjërat personalisht. Gjithashtu vendasit e vlerësojnë shumë nëse përpiqeni ta mësoni gjuhën e tyre, apo thjesht t’i bindeni traditave të tyre.

Në Gjermani: Mos e përdorni përshëndetjen naziste, mos ua ngulni sytë njerëzve, mos u bëni shumë i shoqërueshëm.

Në Kore: Përdorni dy duart kur i dhuroni dikujt para

Kur i dhuroni diçka njerëzve, e veçanërisht para, Koreanët parapëlqejnë ta bëni këtë me dy duart. Thjesht është shenjë respekti.