Në orët e para të mëngjesit, punonjësit e SHRUKD përfunduan me sukses riparimin e defektit në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë DN 700 mm, që merr ujë nga stacioni i pompave në Fushë Milot.
Defekti, i ndodhur në Bizë si pasojë e lëvizjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, u trajtua me përkushtim dhe në kohë rekord nga ekipet teknike.
Aktualisht ka nisur furnizimi normal me ujë për të gjithë qytetin e Durrësit.
Defekti u krye ne një terren mjaft të veshtirë dhe punonjësit e SHRUKD kanë punuar për afro 20 orë pa ndalim duke e përfunduar në një kohë mjaft të shpejtë.





