Nga Xhevo Gradica
Durrës, 27 nëntor 2013- Spitali i Durrësit i ka dhënë fund pritjeve të gjatë në disa muaj të pacientëve lidhur me problematikën që u ka sjellë mosfunksionimi i skanerit dhe rezonancës. Burime spitalore zyrtare bëjnë të ditur se rezonanca manjetike nuk ka qenë në gjendje pune ngase kishte rënë niveli gazit helium, ndërkohë skaneri ka pësuar çrregullim teknik. Shefi i repartit të imazherisë Ilir Doda ka deklaruar se ka një javë që rezonanca dhe skaneri janë vënë në punë. Gjatë javës së kaluar specialistët kanë bërë prova për të parë funksionimin normal të paisjes shumë të kushtueshme dhe delikate dhe se tani ata janë të bindur se çdo gjë shkon shumë mirë. Doda ka pohuar se pacientët që e kanë pasur të detyrueshme bërjen e rezonancës i janë drejtuar klinikave private, ndërsa tani çdo që do të nisë sipas programimit. Ka më shumë se gjashtë muaj që pacientët janë detyruar të shkojnë tek privati dhe të paguajnë shuma të mëdha për të bërë skaner e rezonancë. Mungesa e rezonancës ka vënë në siklet edhe vet bluzat e bardha sidomos për rastet e mbërritjes së urgjencave të cilat e kishin të detyruar bërjen e skanerit. Një fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën disa javë më parë vetëm pse ata nuk bënë rezonancë për të dientifikuar me satkëti vendin e dëmtimit për të vijuar me ndërhyrjen kirurgjikale. Lënia kaq gjatë jashtë funksioni e të dy aparaturave moderne i është faturuar Ministrisë së Shëndetësisë e cila ua ka hequr spitaleve të drejtën e bërjes së një tenderi për të riparuar apo plotësuar nevojat si në të dy rastet e mësipërme. Përgjegjësi imazherisë Doda ka thënë se me fillimin e kësaj jave kanë nisur edhe bërja e rezonancës në kushtet spitalore me tarifat e përcaktuara por që janë shumë më të favorshme sesa ato tek një klinike private. Spitali Durrësit ka kualifikuar specialistët e vet për të realizuar me përgjegjësi dhe me profesionalizëm skanerin e rezonancën. Doda nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me atë që flitet hapur dhe që ka të bëjë me ekzistencën e një klinike private për rezonancë e skaner. Spitali Durrësit është prej vitesh qendër spitalore universitare, por vetëm një vit më parë është bërë e mundur paisja me rezonancë e skaner. Ministria e Shëndetësisë e ka zvarritur për vite të tëra këtë problem në mënyrë të qëllimtë. Fillimisht u tha se skaneri do të vite dhuratë nga qendra spitalore universitare e Pizza-s në Itali. Në kohën që gjithëçka ishte bërë gati dhe skaneri qe paketuar,Tirana vuri në diejni spitalin se skaneri nuk kishte i standarteve të duhuar dhe se po punohej për të gjetur një mundësi të re. Madje vet bluzat e bardha kanë shkuar deri atje saqë janë shprehur se eksponentë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar ardhjen e skanerit në Durrës, veprim që i krijonte mundësi dhe favore klinikës private. Durrësi ka një numër të madh pacientësh mujor të cilët detyrimisht duhet të kalonin nga privati tek mjeku në spitalin rajonal për të paraqitur ekzaminimin manjetik. Rritja e “presionit” nga media dhe shtimi revoltës qytetare nga ana tjetër bëri që ministria të ndryshojë mendim dhe të vendosë për ta paisur Durrësin me rezonancë dhe skaner. Procedura vazdhoi më shumë se një vit ndërkohë që as njëra e as tjetra nuk kanë gjetur stabilitet. Skaneri del shpesh janë funksioni, ndërsa rezonanca ka paraqitur të tjera probleme që më së shumti kanë të bëjnë me besueshmërinë. Shumë pacientë i janë drejtuar klinikës private duke paguar shuma të mëdha për të bërë rezonancë pasi ata nuk kanë qenë të “ngrohtë” me atë që lexonin specialistët në spitalin e Durrësit. Për këtë problem që vijon të jetë si i tillë edhe sot, shefi mazherisë Ilir Doda ka bërë të ditur se si rezonanca, edhe skaneri kanë specialistë shumë të mirë, të kualifikuar dhe me dije të plota si çdonjëra klinike private, apo edhe spital tjetër rajonal.
http://bulevardionline.com/rregullohet-pas-6-muajsh-rezonanca-dhe-skaneri-ne-spitalin-e-durresit/





