Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e djeshme një 48-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Ai është Murat Xhaferaj, 48 vjeç, banues në fshatin Cernalevë të Kukësit.
Sipas burimeve nga policia, ky person dyshohet se ka rrahur barbarisht të shoqen e tij, shtetasen K.Xh. 46 vjeçe duke i shkaktuar edhe dëmtime serioze në trup.





