Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Dritan K, 26  vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i shtetasit të prangosur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja E.K, 18 vjeçe, (bashkëjetuesja e shtetasit D.K), se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.