Një ish-punonjës i OSHEE-së, ka goditur paraditen e sotme rreth orës 11 drejtorin e OSHEE të Pogradesit, në ambientet e këtij institucioni. Punonjësi, Spase Kaçorri, 56 vjeç, është shkaruar nga puna në muajin tetor. Autoritetet policore njoftuan arrestimin e ish-elektricistit njëkohesisht edhe faturist.

Njoftimi i Policise:

“Godet  për shkak të detyrës, përgjegjësin e  Zyrës së OSHEE-së. Arrestohet në flagrancë, një shtetas.Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestmi në flagrancë i shtetasit: Spase Kaçorri, 56 vjeç , banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, sot në lagjen nr 1, në ambjentet e brendshme të Zyrës së OSHEE në Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, përgjegjësin e Zyrës së OSHEE- së,  shtetasin A.H, 61 vjeç, banues në Pogradec”.