Një 48-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se shtetasi i arrestuar është Ardian Bana, banues në Boçovë, Fier, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortes së tij,  L.B, 36 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje".