Dhuna ndaj bashkëshortes ka çuar pas hekurave një 26-vjeçar nga Kruja.
Policia e Durrësit bën të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Ramadan Dunga, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.D. 27 vjeçe.
Dunga akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje", parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.





