Përfundimi i lidhjes së dashurisë mes dy të rinjve shkodranë, nuk është pranuar lehtë prej djalit. I riu S.P., 20 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se plazhin e Velipojës, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte ish-të dashurën e tij S.Y., 21 vjeçe.
Mësohet se që nga momenti i ndarjes mes tyre, rreth një muaj më parë ai kishte nisur përndjekjen ndaj vajzës. Gjatë ditës së djeshme, e reja kishte shkuar në plazh dhe ish i dashuri i saj i ka dalë përpara, ka nisur të debatojë me të dhe ta rrahë.
Vajza e re pasi shpëtoi nga duart e tij, prej ndërhyrjes së personave të rastit u drejtua në polici për denoncim, duke çuar në arrestimin e të riut.





