Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Në pranga ka rënë Redi R., pasi ka ushtruar dhunë në banesë ndaj kunatës së tij Z.R, 21 vjeçe. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesë padia për urdhrin e mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.06.2017, u arrestua shtetasi Redi R., 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 12.06.2017, rreth orës 20:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij shtetases Z. R., 21 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Parashikuar nga Neni 130/a/4, i Kodit Penal.