Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë raportohet nga qyteti i Beratit, ku një grua është dhunuar dhe goditur me mjet prerës nga kunata e saj, ndërsa kjo e fundit ka tentuar më pas të vrasë veten.
Policia njofton se shtetasja V. P., 55 vjeçe, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prerës kunatën e saj, shtetasen V. P., 52 vjeçe, banuese në Berat.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V. P., 55 vjeçe, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia, ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës, duke tentuar vetëvrasjen. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.





