12 janar 2015 –  Në Itali, këtë fundjavë u shënua incidenti i rradhës, ku meshkujt shqiptarë rrahin femrat.

Fatmir Muhaj, 22 vjeç kërcënoi e goditi me lopatën e pastrimit të dëborës ish të dashurën e vet. Policia e prangosi në oborrin e shtëpisë së ish – të dashurës. Fatmiri, ndonëse i ri në moshë, kishte një varg precedentësh penalë për krime kundra personit.

Rasti më i fundit ishte ai i Ditës së Ujit të Bekuar, kur Fatmiri rrahu fatorinon e urbanit. Fatmiri, prej vitesh banonte me dokumente të rregullta, në qytetin gjermanofon të Bolxanos. Në rastin e ish-të fejuarës, Fatmiri kur e sulmoi, shkeli një urdhër mbrojtje të gjykatës, që e ndalonte t’i afrohej asaj më shumë se 100 metra.

Tashmë Muhaj, do përgjigjet para ligjit për kanosje, dhunë dhe goditje të personit zyrtar për shkak të detyrës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/