Një baba 46-vjeçar u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë të djalit të tij të mitur.

Michael A Jones nga Piper, Kansas (SHBA) pranoi se rrahu të birin për vdekje dhe më pas trupin e tij e hodhi për ushqim te derrat.

Mbetjet e djaloshit u gjetën në nëntor të vitit 2015 në një hangar jashtë shtëpisë ku ai jetonte së bashku me gruan e tij dhe 7 fëmijët e tyre të tjerë. Brenda shtëpisë u gjetën video pornografike, minj të vdekur dhe shiringa, shkruan “Daily Mail”.

Të dy prindërit e vogëlushit të vdekur u dënuan me burgim të përjetshëm pa patur mundësinë të shfajësoheshin.