Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pisa nga policia italiane për dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Shqiptari kishte nisur që prej dhjetorit të kaluar të kërcënonte dhe persekutonte ish-gruan e tij.
Madje kërcënim me vdekje ish-bashkëshortja kishte marrë që prej vitit 2014, por kjo është zbuluar nga policia vetëm pas denoncimit të fundit.
Në rastin e fundit, shqiptari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës duke i shkaktuar dëme serioze në trup.
E gjitha kjo sjellje e shqiptarit vinte nga fakti se, ish-bashkëshortja donte t’i jepte fund lidhjes me të.





