Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Hyqmet Prodanit, 50 vjeç i cili ka dhunuar vjehrrën 74-vjeçare K.SH.

Arsyet kanë qenë banale, pasi Prodani ishte i dehur, dhe nuk ka duruar dot fjalët e nënës së nuses.

Mbi të rëndon akuza e dhunës në familje.