INDI, 20 shkurt 2013– Tre vajza të vogla, motra me njëra-tjetrën janë rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë në një fshat të shtetit Maharashtra, në Indi. Vajzat e moshës 11, 9 dhe 6 vjeç ishin deklaruara të humbura nga prindërit e tyre dy ditë më parë.
Sipas të përditshmes indiane The Indian Express, prindërit e tre të miturave kanë deklaruar dy ditë më parë në polici zhdukjen e vajzave të tyre që nuk ishin kthyer si zakonisht nga shkolla. Pas dy ditësh policia indiane gjeti trupat e vajzave në një pus në fshatin Murmadi.
Nga autopsia e bërë në trupin e tre të mitura, mjekët ligjorë arritën në përfundimin se vogëlushet ishin përdhunuar para se të vriteshin. Policia është duke hetuar mbi pistën e hakmarrjes mes familjeve të zonës dhe për këtë qëllim ka ndaluar deri tani 2 persona.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/