Një person ka vdekur pasi një person i armatosur mori peng një autobus të qytetit amerikan të Los Angelos, duke shkaktuar një ndjekje policore nëpër qytet për më shumë se një orë përpara se të arrestohej i dyshuari.

Një person i plagosur u gjet në autobus në orët e para të së mërkurës, i cili më pas vdiq në një spital lokal, tha zëvendës shefi i Departamentit të Policisë, Donald Graham.

Ky është një nga shembujt e fundit të amerikanëve të zakonshëm që po terrorizohen nga dhuna me armë në vende që dikur besonin se ishin të sigurta, nga shkollat deri te supermarketet dhe transporti publik.

Disa orë pas arrestimit, motivi i të dyshuarit mbetet i paqartë, tha një burim nga autoritetet ligjore për CNN.

Ky incident ndodh ndërsa zyrtarët e transportit në qytet po përdorin fonde emergjente për të përmirësuar sigurinë në autobusët e metrosë, ku ata thonë se një model shqetësues i dhunës po i preokupon operatorët e autobusëve.