Një avion egjiptian që udhëtonte nga Aleksandria në Kajro me rreth 80 persona në bord është rrëmbyer. Sipas medieve ndërkombëtare, avioni ka bërë ulje të detyruar në Larnaca të Qipros.
Agjencitë e lajmeve ndërkombëtare bëjnë me dije se avionin A320 Airbus është rrëmbyer nga një person që është i armatosur.
Kompania e fluturimit Egyptair përmes një postimi në Twitter deklaroi se pas negociatave janë lënë të lirë të gjithë pasagjerët, ndërsa në avion janë anëtarët e ekuipazhit dhe 5 shtetas të huaj. Sipas televizionit shtetëror të Qipros gati 30- 40 pasagjerë janë lejuar të largohen nga avioni