Një 16-vjeçar shqiptar është rrëmbyer dhe torturuar në qendër të Brukselit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier në Bruksel.
Teksa sjellin detaje nga ngjarja, mediat e huaja raportojnë se adoleshenti është gjetur rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes së shkuar pranë një qendre tregtare në Bruksel (Westland) i zhveshur dhe me djegie në trup.
“Le Soir” shkruan se sulmuesit i kishin djegur disa bishta cigaresh në trupin e tij dhe i kishin thyer hundën. Menjëherë, pasi u gjet në atë gjendje, i riu është dërguar në spital dhe paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Mediet e huaja raportojnë se rasti dyshohet se ka ndodhur brenda një rrjeti kriminal shqiptar. 16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë, ndaj mendohet se ngjarja është një rast hakmarrjeje.
Identiteti i autorëve të sulmit nuk është zbuluar ende.





