Al-Monitor ka konfirmuar rrëmbimin e gazetares amerikane Shelly Kittleson në Bagdad, duke kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm dhe të sigurt.
Në një deklaratë zyrtare, organizata u shpreh “thellësisht e alarmuar” për incidentin, duke theksuar rëndësinë e punës së Kittleson në raportimin nga rajoni.
“Ne bëjmë thirrje për lirimin e saj të sigurt dhe të menjëhershëm… dhe për kthimin e saj të shpejtë për të vazhduar punën e saj të rëndësishme”, thuhet në reagim.
Një zyrtar amerikan tha se ata po ndjekin rrëmbimin e Kittleson dhe po punojnë me Irakun për të siguruar lirimin e saj.
Autoritetet irakiane bëjnë të ditur se forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për të identifikuar autorët dhe për të siguruar lirimin e gazetares sa më shpejt të jetë e mundur.





