Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Itali, ku një çift shqiptarësh ka përfunduar në pranga.
Raportohet se çifti është arrestuar në Padova pasi një urdhër ndalimi ishte lëshuar për ta nga Norvegjia. Dy të arrestuarit akuzohen se kanë rrëmbyer djalin e tyre nga Norvegjia dhe janë arratisur.
Mësohet se djali 11 -vjeçar ishte marrë nga autoritetet norvegjeze gjatë kohës kur familja jetonte në Norvegji, për shkak të keqtrajtimit.
Djali i vogël ishte marrë nga prindërit e tij dhe ishte besuar në një komunitet në Oslo. Më 14 shkurt, 49-vjeçari dhe gruaja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën me makinë në Padova, ku ishin fshehur nga disa bashkatdhetarë.
Pas verifikimeve policia i gjeti dhe më pas i arrestoi.





