Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Erjon Nikolli, banues në fshatin Zojs, Gjadër në Lezhë.

Po ashtu janë sekuestruar 1 automatik AK-47 dhe 6 gëzhoja. Mësohet se i riu ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Veprat penale në ngarkim të tij janë "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.