KORCË, 03 mars 2013– Rrëmbeu dhe përdhunoi një 13-vjecare, arrestohet agresori Nikolin Samara. 

Burime nga policia e Korcës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë 26-vjecarin, i cili ka rrëmbyer shtetasen me iniciale M.G (13-vjece) jashtë dëshirës së saj. 

Nga hetimet paraprake mësohet se 26 vjecari e ka dërguar të miturën në një banesë të vjetër në fshatin Mborje dhe e ka përdhunuar gjithë natën. 

Pas denoncimit të familjarëve të vajzës së përdhunuar, policia ka mundur të arrestojë në orët e para të mëngjesit, agresorin, Nikolin Samara, i cili do të përballet me akuzën “për rrëmbim dhe përdhunim. 

Blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se 13-vjecarja jetonte me gjyshëri, pasi prindërit i kishte emigrantë në Greqi, ndërkohë dyshohet se 26-vjecari e ka përdhunuar edhe më parë vogëlushen duke përfituar se ajo jetonte vetëm me gjyshërit. 

 

DËSHMIA E SAMARA: VAJZA GËNJEN, KA KRYER SEKS ME DËSHIRË 

26-vjecari, i cili akuzohet për rrëmbim dhe përdhunimin e një të miture, mohoi akuzat në polici duke thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e 13-vjecares. 

Nikolin Samara u tha policëve, se vajza gënjen pasi ka frikë nga prindërit, teksa konfirmoi se kishte 11 muaj që ishte lidhur me 13-vjecaren. 

Familjarët e 13-vjecares me inicialet M.G kanë bërë kallzim në polici pasi kanë vënë mungesnë e vajzës, ndërkohë e mitura ka rrëfyer se cfarë i ka ndodhur pasi është gjetur.