Ndjekja e koncertit të këngëtares, Dua Lipa, i cili u mbajt të martën në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë, i ka kushtuar shumë një vajze rreth të njëzetave. Ajo është rrëmbyer dhe keqtrajtuar për tri net rresht.
“Koha Ditore” ka mësuar nga burimet brenda organeve të rendit dhe ligjit se vajza me inicialet A. B. është rrëmbyer nga ish i dashuri.
Ajo, prej asaj nate, sipas tyre, ishte dërguar dhe mbyllur në një banesë në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ishte keqtrajtuar në vazhdimësi.
Deri më tani Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.





