KUKES, 31 mars 2013– Një 19-vjeçar rrëmben një të mitur në Zapod të Kukësit me qëllim traikimin e tij jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve,19-vjeçari Bengazi Isha, ka arritur që të gënjej 8-vjeçarin me iniciale A.F në qendër të fshatit dhe më pas e ka rrëmbyer për ta nxjerrë jashtë kufijëve në këmbim të parave.
Sipas policisë së Kukësit mësohet se ka qenë denoncimi i prindërve të të miturit i cili nuk kishte mbërritur në shtëpi dhe menjëherë pas kësaj uniformat blu janë vënë në alarm dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Nga informacionet operative është arritur të identifikohet personi i cili e kishte rrëmbyer fëmijën me qëllim trafikimin e tij jashtë vendit dhe më pas gjetjen e 8-vjeçarit nga Zapodi në shtëpinë e 19-vjeçarit Isha.
I riu 19 vjeçar, që ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë, tashmë është në dhomat e paraburgimit, në drejtorinë e policisë së qarkut Kukës, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se fëmija në momentin e gjetjes nga uniformat blu ka paraqitur shumë probleme psikologjike duke deklaruar se rrëmbyesi e ka kërcënuar atë me pistoletë dhe për këtë arsye është në praninë edhe të një psikologe.
Por nëse do të kthehemi pas në të njëjtin fshat në maj të 2010 është zhdukur edhe 6-vjeçarja Bleona Mataj. Edhe pse policia ka bërë kërkime të një pas njëshme në këtë zonë, nuk është gjetur asnjë gjurmë e së miturës, dhe dyshohet se ajo mund të jetë rrëmbyer për qëllime trafikimi.





