Një shqiptar ka rënë në pranagt e policsë italiane pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 26-vjeçare dhe djalin e saj 5-vjeçar në Grigno (Trento). Mediat italiane bëjnë të ditur se 33-vjeçari kishte përndjekur 26-vjeçaren shqiptare, e cila po dërgonte fëmijën e saj të mitur në çerdhe me makinë. Gjithashtu alarmi e ka dhënë bashkëshorti i gruas së rrëmbyer. 

Nën kërcënimin e thikë i ka detyruar të ndalonin dhe më pas shqiptari ka marrë vetë drejtimin e automjetit, ndërsa nënë e bir i ka vendosur lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbës. Karabinierët arritën të kontaktojnë me 26-vjeçarin, e cila, e kërcënuar nga shqiptari, u përgjigj në mënyrë evazive dhe ngritur dyshimet tek autoritetet.

Karabinierët, nëpërmjet aktivizimit të një lokalizimi teknik të përhapur të autorizuar nga Prokuroria e Padovës, me mbështetjen e sistemeve të zbulimit të targave të vendosura përgjatë rrugëve, kanë arritur të lokalizojnë mjetin e drejtuar gjithmonë nga shqiptari, i cili mbante peng gruan dhe fëmijën. Policia iu vendos në ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno (Trento) ku makina e drejtuar nga rrëmbyesi u rrethua dhe u bllokua. Gruaja dhe djali i saj janë liruar, ndërsa shqiptari është vënë në pranga.