POGRADEC, 31 tetor 2013 – Një 15-vjeçar është ndaluar sot nga policia e qytetit të Pogradecit nën akuzën e grabitjes.

I mituri është kapur në flagrancë teksa i ka rrëmbyer çantën një gruaje. 

Sipas policisë së këtij qyteti 15-vjeçari me iniciale B.D tentoi të grabisë shtetasen Ramije Tafka. 

Në momentin që është ndaluar nga efektivat e policisë i riu ka pasur në dorë edhe çantën që kishte grabitur.