Prokuroria në Itali ka kërkuar dhjetë vjet burg dhe gjobë për shqiptarin Enriges Kavalli, përdhunuesin dhe torturuesin serial i cili ndodhet aktualisht në burgun e Teramo në Itali.

Sipas asaj çka raportojnë mediet italiane, dënimi është kërkuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të pak kohëve më parë, kur shqiptari rrëmbeu dy infermiere në spital, njërën e përdhunoi për gjithë natën dhe e torturoi ndërsa tjetrën e mbajti të lidhur.

Por ajo nuk ishte viktima e tij e parë e përdhunimit. Pas arrestimit, rezultoi se shqiptari kishte kryer të tjera përdhunime më parë, aq sa Prokuroria e cilësoi përdhunues serial.

Vetëm tre vjet para kësaj ngjarjeje ai kishte bërë të njëjtën gjë me një tjetër infermiere në një tjetër qendër të përkujdesit mjekësor.

Ai i rrëmbeu infermierët me makinë, pasi i kërcënoi me armë dhe pasi i  lodhi i përdhunoi, në një vend të izoluar që të mos dëgjoheshin thirrjet për ndihmë.

Ngjarja ndodhi kur shqiptari 20-vjeçar shkoi në qendrën mjekësore, ndërkohë që ishte nën një masë sigurie.