Gjykata ka lënë në  “detyrim paraqitje” Barie Gjunin, e akuzuar për rrëmbimin 3-vjeçarit në Durrës.

 Kujtojmë se gjyshja mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë. Pas tetë ditësh kërkimi nga policia, Gjuni u vetëdorëzua në polici, së bashku me vogëlushin.

Njoftimi i plotë:

Çështja penale me Nr. 241/4 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masëes së sigurimit ndaj shtetasve B.Gjuni e dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 te Kodit Penal”:

Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtares Besjana Garxenaj.
Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 22.04.2024, ora 14:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 241/2, datë 19.042024, ku ka vendosur:

VENDOSI:

  1. Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.
  3. Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.
  4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.
  5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot në Durrës, më datë 22.04.2024.