Semedo do të dalë nga burgu në ditët në vijim. Gazeta “Levante-EMV” raporton se gjyqtari i çështjes ka vendosur ti jap lojtarit të Vilarealit liri të kushtëzuar. Semedo duhet të paguajë 30 mijë euro dhe të plotësojë disa kushte.

Ai duhet të qëndrojë 300 metra larg personit që rrëmbeu dhe duhet të paraqitet 1 herë në javë në gjykatë për të firmosur. Portugezi i Vilarealit u arrestua në 22 shkurt për pengmarje.

Ai rrëmbeu një burrë duke e keqtrajtuar dhe duke e goditi me armë pa leje. Klubi i tij, Vilareali, pezulloi kontratën me të deri në sqarim të situatës.