Të tjera detaje zbardhen mbi laboratorin e drogës të zbuluar në Fier, në tokën e shtetasit Vladimir Çitoja.

Mësohet se pronari i tokës, ku u ndërtua laboratori 300 metra katrorë, ka qenë i arrestuar më parë për vjedhje, bashkë me shefin e postës së Policisë Patos.

Çitoja dhe zyrtari i postës së policisë vidhnin naftë bruto në “Albpetrol” dhe për këtë ishin arrestuar.

Por, mbi Vladimir Çiton nuk rëndon vetëm akuza e vjedhjes, pasi 50-vjeçari ishte arrestuar më parë edhe për rrëmbimin e një vajze në Fier.