Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxhës.

Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit ndodhi në tetot të 2021, në Tiranë. Trupi i pajetë i biznesmenit Hoxha u gjet në zonën e Qafë Mollës, në malin e Dajtit.

Mbi Fredi Rrushin janë ngritur akuzat për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, fshehje ose asgjësim i kufomës, të gjitha këto në total 23 vite burgim.

Prokuroria kërkoi në përfundim 18 vite burg për Fredi Rrushin.

Por gjykata e dëmoi me 15 vite Rrushin, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, duke vendosur 10 vite burg.

Ndërkohë vëllai i Fredi Rrushit është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, pasi dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e makinës që u përdor në vrasje.