Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës më 17 janar 2020, në Gjykatën e Posaçme të Apelit është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj kopshtarit Festim Bexhdili.

Në shkallë të parë Festim Bexhdili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Avokati Ilir Murati: Prokuroria e Posaçme ka bërë gabime gjatë këqyrjes së pamjeve filmike, i mbrojturi prej meje nuk është ngjitur në makinë 18:29 minuta është në këmbë, nuk është në makinën që do të transportojë pengun me makinën tip Mercedes Vito që dyshohet se ka marrë pengun. Në orën 18:30 minuta makina që do të transportojë pengun ndizet dhe bëhet gati të largohet por Bexhdili nuk ka hypur në atë makinë.

I mbrojturi prej meje e pranon që ka ndihmuar për të futur pengun Jan Prenga nga makina Range Rover tek makina tjetër, por nuk ka kryer veprime të tjera. Kërkojmë që në kuadër të këtij procesi të këqyren pamjet filmike të ngjarjes. Gjykata administron provat e dorëzuara nga mbrojta, tabelat fotografike.

Spak: Festim Bexhdili e ka nxjerrë trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese te zeza ne na rezulton që i pandehuri ka dalë nga kompleksi dhe është rikthyer sërish në kompleks, ku ka vijuar më pas me veprimet e tjera.

Pyetet i bashkëpandehuri në një procedim të lidhur, Aldo Majnishta: Dua të përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime. Majnishta u shoqëruar me urdhër të gjykatës së posaccme të apelit.

Dritan Rexhepi ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatët dhe nuk ka ardhur në seancë, mbrojta e Festim Bexhdilit kërkon që ky i fundit të thirret për të dhënë shpjegime në gjykatën e posaçme të Apelit.

Gjykata urdhëron që Dritan Rexhepi të shoqërohet forcërisht në seancën e radhës. /TCH