Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në lidhje me rrëmbimin dhe zdhdukjen e Jan Prëndës në ngarkim të Altin Hajrit. Hajri është anëtar i grupit kriminal që vepronte në Shijak ndërsa akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.

Hajri do të gjykohet në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjteshëm ndërkohe ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.